Shërbimet

Vizitë e plotë okulistike

Një ekzaminim rutinë gjithëpërfshirës i syve ndihmon për të kontrolluar dhe diagnostikuar sëmundjet e zakonshme të syrit. Është e rëndësishme të konsultoheni herët me një okulist kur keni probleme në lidhje me sytë ose shikimin.

Nëse tashmë jeni diagnostikuar me një sëmundje ose gjendje të syrit – ekzaminimet e rregullta janë gjithashtu thelbësore.

Një kontroll rutinë vjetor sugjerohet për të gjithë, veçanërisht ata me:

  • një sëmundje kronike të syve
  • një histori familjare të glaukomës ose
  • një sëmundje që mund të prekë sytë, siç është diabeti
  • Ulja e menjëhershme e shikimit
  • Shfaqja e pikave të zeza lëvizëse (floaters)
  • Shikimi i shkreptimave të dritës (flashes)
  • Dhimbje e menjëhershme e syve
  • Ndjeshmëri e tepruar ndaj dritës
  • Ndjenja e trupit të huaj në sy dhe syri i thatë
  • Shfaqja e kurorës rreth dritave
  • Shikimi dyfish i objekteve (diplopi)
  • Futja e trupave të huaj apo kimikateve në sy
Pajisja Octopus 311 është një pajisje e re teknologjike, në shërbim të pacientëve të UEH. Kjo pajisje ka kapacitet për teste dhe diagnostikime të ndryshme, përfshirë:
  • Pupillometry
  • Ganzfeld Flicker
  • Amsler Chart

Octopus 311 ka një dizajn ergonomik që i ofron pacientit komoditet maksimal. Mundëson rezultate të shpejta dhe shumë të sakta, edhe nëse pacienti pulit sytë vazhdimisht gjatë vizitës. Në UEH sigurohemi t’u ofrojmë më të mirën!

Shërbimet e tjera

Dëshironi një konsultë për kujdesin e syrit?