Shërbimet

Transplanti i kornesë

Një transplant i kornesë është një operacion që zëvendëson një pjesë të kornesë me ind korneal nga një donator. Ky operacion njihet edhe si keratoplastikë. Kornea është sipërfaqja transparente e syrit në formë gjysmëharku. Drita hyn në sy përmes kornesë. Prandaj ajo luan një rol të madh në aftësinë e syrit për të parë qartë.

Në rastet më të favorshme, shkalla e suksesit të transplantit të kornesë mund të jetë deri në 90%, me mprehtësi të mirë vizuale përfundimtare me syze.

  • Rikthejë shikimin
  • Zvogëlojë dhimbjen
  • Përmirësojë pamjen e një korneje të dëmtuar ose të sëmurë.
  • Për t’i kthyer shikimin një personi me korne të dëmtuar
  • Kur pacienti ka një korne që deformohet me kohën (keratoconus)
  • Në rastet e distrofive të ndryshme të kornesë (dobësim progresiv dhe i parakohshëm i qelizave të saj)
  • Turbullim në korne, të shkaktuara nga infeksioni ose dëmtimi traumatik i saj
  • Komplikime nga operacione të mëparshme të syrit

Në rastet më të favorshme, shkalla e suksesit të transplantit të kornesë mund të jetë deri në 90%, me mprehtësi të mirë vizuale përfundimtare me syze.

Shërbimet e tjera

Dëshironi një konsultë për kujdesin e syrit?