Mesazh nga drejtori i UEH

Ne kemi filluar Spitalin Universal të Syrit me një vizion të qartë për të ofruar shërbime të
kujdesit të cilësisë se lartë për syrin në Shqipëri dhe vendet fqinje si në Kosovë, Maqedoni, Mal
të Zi, etj. Misioni ynë është ti ofrojmë pacientëve shërbim diagnostikimi dhe trajtimi të saktë, të
besueshëm dhe të shpejtë për lehtësimin e problemeve të syve të tyre.

Në përputhje me filozofinë tonë "Sjellim Dritën në sytë Tuaj", ne në UEH përpiqemi të jemi në
pararojë, të ofrojmë shërbime të specializuara për kujdesin e syve dhe çrregullime të ndryshme të
syrit. Ne i mbajmë vlerat tona thelbësore – respektin, dhembshurinë, punën në ekip dhe
integritetin shumë afër zemrës sonë dhe përpiqemi të sigurojmë kujdes cilësor për sytë për të
maksimizuar kënaqësinë e pacientit.

Ne mundohemi të rrisim kënaqësinë e pacientit tonë përmes përmirësimit të vazhdueshëm të
cilësisë dhe përmirësimit të njohurive, aftësive tona si dhe nepermjet zbatimit të Sistemeve të
Menaxhimit të Cilësisë.
Në UEH, kemi organizuar një Qendër të Traumës së Syrit, një shërbim shumë i specializuar i
dedikuar për riparimin e të gjitha demtimeve të syrit, duke ndihmuar në sigurimin e rezultateve të
sa më të mira. Në pacientët, që janë referuar për riparim urgjent të traumës okulare, dihet që koha
është thelbësore në trajtimin e syrit të dëmtuar, si dhe më vonë për riparimin sekondar të
dëmtimeve komplekse të syrit.

Ne kemi një laborator shumë të sofistikuar të elektrofiziologjisë, i cili është vendi i vetëm për të
bërë VEP, ERG në të gjithë vendin.

Femtosecond LASIK (Femto-LASIK ose LASIK pa “thike”) konsiderohet teknika lazer
“standarte e artë” në korrigjimin e gabimeve refraktive të syrit. Në Spitalin tonë, ne kryejmë më
shumë se 97% të operacioneve refraktive me lazer duke përdorur këtë teknikë, duke u munduar
tju ofrojmë pacientëve tanë teknologjinë më të sigurt dhe moderne dhe (më lejoni të them) me
çmimin më të mirë në rajon .

Në Spitalin Universal të Syrit, krijuam qendrën e parë dhe unike të referencës për të trajtuar
retinopatinë e fëmijëve të parakohshëm (ROP). Nuk ishte e lehtë, por me ndihmën e një ekipi të
përkushtuar dhe profesional (okulistë, neonatologë, anestezistë, etj.), jemi krenarë të vazhdojmë
të ndihmojmë çdo ditë fëmijët e vegjël që vuajnë nga kjo sëmundje, duke u ofruar atyre një gamë
të plotë të opsioneve të trajtimit ( lazer indirekt, terapi me injeksione intra-vitreale, kirurgji të
retinës).

Si një spital specialiteti, UEH është i kualifikuar në mënyrë unike për të trajtuar rastet më të
ndërlikuara, si dhe një vëllim të lartë të procedurave më të nevojshme, dhe është e dokumentuar
mirë që përsosmëria në rezultatin klinik është e lidhur fort me përvojën.

 

Nishant Taneja, MD
Drejtori i UEH.