(English) Our doctors

Dr. Nishant Taneja

Drejtor i UEH.
Ekspert kirurgjikal i sëmundjeve të retinës.

20

v

(English) experience

20

v (English) experience

Dr. Nishant Taneja është një ekspert i mirënjohur në trajtimin mjeksor dhe kirurgjikal të
sëmundjeve të retinës dhe vitrozit. Ai është specializuar në të gjithë gamën e sëmundjeve që
mund të prekin fundin e syrit, duke përfshirë degjenerimin makular, retinopatinë diabetike,
okluzionin e enëve të retinës, vrimat makulare, membranat epiretinale, grisjet dhe shkolitjet e
retinës, sëmundjet inflamatore dhe të trashëguara të retinës, si dhe për traumat dhe tumoret e
syrit.
Dr. Taneja ka kryer specializimin në oftalmologji (MD Ophthalmology) në All India Institute of
Medical Sciences (AIIMS), Kolegji Mjeksor prestigjioz dhe parësor i Indisë, në vitin 2003. Gjatë
kësaj periudhe ai u specializua midis të tjerave, në të gjitha teknikat për trajtimin e kataraktave
(perdeve) dhe glaukomave të komplikuara. Më pas ai përfundoi Nën-specializimin (Fellowship)
në trajtimin e sëmundjeve dhe kirurgjisë së retinës dhe vitrozit, në “L V Prasad Eye Institute”,
Hyderabad, India, në qëndër lider për trajnim dhe kërkime shkencore në fushën e retinës dhe
vitrozit. Pjesa speciale kërkimore e tij ishin sëmundjet si uveiti posterior, infeksionet e syve dhe
neuropatitë optike.
Dr. Taneja filloi të punonte si kirurg vitreo-retinal në vitin 2005 në New Delhi, Indi. Ai punoi si
kirurg vitreo-retinal në I Care Hospital, Noida nga viti 2007 deri në vitin 2009.
Dr. Taneja spenzoi 9 vitet e para të karrierës si oftalmolog dhe kirurg në Indi, ku ai fitoi
eksperience në kryerjen e të gjitha llojeve të kirurgjive, egzaminimeve dhe përdorimit të
lazerave.
Në 10 vitet e fundit, Dr. Taneja ka punuar me kohë të plotë në Shqipëri, duke dhënë kontributin e
tij të vyer në trajtimin e sëmundjeve më të rënda të syve, si nga ana mjeksore ashtu edhe
kirurgjikale. Ai udhëhiqet nga një nivel i lartë integriteti personal dhe profesional, i cili përcillet
si në përkujdesjen për pacientët e tij, ashtu edhe në përkushtimin për profesionin e oftalmologut.
Megjithëse fokusi kryesor i Dr. Tanesë është të sigurojë një trajtim të cilësisë së lartë, modern
dhe të kujdesshëm për pacientët e tij, avancimi dhe përditësimi i njohurive në trajtimin e
sëmundjeve të retinës, ka qenë po kaq i rëndësishëm për të. Ai ka publikuar shumë artikuj
shkencorë origjinalë mbi sëmundjet e retinës në shumë revista prestigjioze. Dr. Taneja është
anëtar aktiv i Shoqatës Amerikane të Specialistëve të Retinës (ASRS), Shoqatës Evropiane të
Vitreo-retinës (EVRS), Shoqatës të Specialistëve të Retinës të Indisë (AIOS) dhe Shoqatës
Indiane të Vitreo-retinës (VRSI).
Dr. Taneja ka vazhduar edukimin e tij mjeksor dhe kirurgjikal me anë të specializimeve në
qendra prestigjioze si Spitali i Syrit Moorfield, Londër (2017) dhe Bashkimi i Oftalmologëve në
Boston, USA (2018). Po kështu ai ka marrë pjesë në disa programe mësimore.
Dr. Taneja ka interes të vecantë në menaxhimin mjeksor dhe kirurgjikal të:
· Sëmundjeve të retinës dhe vitrozit sic janë retinopatia diabetike, vrimat makulare,
hemorragjia e vitrozit, membranat epiretinale, grisjet dhe shkolitjet e retinës.
· Komplikacionet që pasojnë kirurgjitë e segmentit të përparmë të syrit si prolapsi i
vitrozit, hemorragjia e vitrozit, hemorragjia ekspulsive, rënia e kristalinës në vitroz.

  • Inplantimi sekondar i lentes intraokulare (IOL): fiksimi scleral i PCIOL, qepja në iris i
    IOL, fiksimi në iris i IOL, fiksimi intraskleral pa suture i IOL.
    Trauma të komplikuara të syve, duke përfshirë edhe heqjen e trupave të huaj nga brendësia e
    syrit.
    Trajtimi i infeksioneve duke përfshirë celulitin orbital, keratitin infektiv, endoftalmitin dhe pan-
    oftalmitin.
    Crregullimet retinale në fëmijë si retinopatia e prematuritetit, shkolitja retinale.
    Fakoemulsifikimi per trajtimin e kataraktës (perdes).
    Kirurgjia e glaukomës duke përfshirë trabekulektominë, visko-kanaloplastikën, kanaloplastikën
    dhe vendosjen kirurgjikale të valvulave.
    Trajtimi kirurgjikal i kataraktës kongenitale.
    Neuroftalmologji: të gjithë sëmundjet e kokës së nervit të syrit duke përfshirë neuropatitë optike
    demielinizuese, kompresive, inflamatore, ishemike dhe traumatike.